Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në ndeshjen e Championsit “nderohen” sulmuesit e vrarë në Banjskë

Grupi i tifozëve të Crvena Zvezdas, Delije, mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boysit kanë “nderuar” tre sulmuesit e vrarë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Në mesin e pjesës së parë, tifozët nacionalistë serbë ngritën pankarta me emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq, dy nga tre sulmuesit e vrarë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç kësaj, ata kanë vënë në një madhësi më të madhe foton e Stefan Nedeljkoviqit, i cili po ashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës. Nedeljkoviq ishte tifoz i madh i klubit të Beogradit.

Ndërkohë, thirrjet “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si dhe “Kosova është Serbi” kanë qenë të pranishme gjatë gjithë 90 minutave.

Tash mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa pasi bëhet fjalë për ndërhyrje në çështje politike nga një ngjarje sportive.

Takimi mes Crvena Zvezdas dhe Young Boysit përfundoi baras, 2:2.

Në aksionin në Banjskë, për të cilin e mori përgjegjësinë Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Sulmi është cilësuar terrorist nga Qeveria e Kosovës, BE-ja e SHBA-ja.