Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Varane nuk pranon vazhdimin e kontratës

Raphael Varane është i vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se mbrojtësi francez u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Madrid.

Skuadra e Real Madridit i ka ofruar rinovimin e kontratës Varanes, por që është refuzuar nga lojtari.

Drejtuesit e klubit spanjoll thuhet se ia kanë dhënë miratimin menaxherit të lojtarit për të nisur bisedimet me skuadrat e interesuara për Varanen.

Interesim të vazhdueshëm për mbrojtësin francez ka shprehur Manchester Unitedi.

Edhe Varane largohet në verë nga Unitedi Sport Varane largohet në verë nga Unitedi

Real Madridi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.

Interesim për Varanen ka shprehur edhe PSG-ja.