Kristi Vangjeli ishte i pari që komentoi fitoren ndaj Dinamos së Kievit, 3-2 në Ligën e Evropës.
Mbrojtësi veteran i korçarëve vlerësoi rezultatin e arritur, për më tepër që erdhi me përmbysje, ndërsa shprehu keqardhje për rezultatin e Beogradit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte një fitore mjaft e rëndësishme, për më tepër që erdhi pasi e pamë veten në disavantazh. Na vjen keq që Partizani i Beogradit fitoi dhe na hoqi shpresat për kualifikim, por gjithsesi, mendoj se është një edicion mjaft i mirë. Jemi përballur si të barabartë me të gjitha ekipet, ndërsa kishte takime ku mund të merrnim diçka më tepër. Gjithsesi, tani jemi të lumtur për fitoren dhe do të kërkojmë të ruajmë vendin e 3-të në grup, në përballjen me Young Boysin, në Zvicër”, tha Vangjeli, raporton Supersport.