Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skënderbeu fiton ndaj Kievit

Skënderbeu ka shënuar fitore në ndeshjen e sotme ndaj Dinamo Kievit, por fitorja e Partizanit të Beogradit ndaj Young Boysit ia shuan shpresat për kualifikim tutje në Ligën e Evropës.

Korçarët fituan këtë përballje me rezultat prej 3 me 2, transmeton Koha.net.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16 përmes Tsygankovit. Megjithatë korçarët u kundërpërgjigjën për mrekulli, duke barazuar shifrat pas vetëm dy minutave me një eurogol nga Sabien Lilaj.

Në pjesën e dytë Skënderbeu shënoi edhe dy herë përmes, Jamesit, dhe Soëes, të cilët shënuan në minutat 52 dhe 56.

Dinamo Kievi ngushtoi rezultatin në minutën e 90 përmes Rusynit, por nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në Shqipëri.

Edhe Skënderbeu mbyll me humbje aventurën në Evropë Sport Skënderbeu mbyll me humbje aventurën në Evropë

Me këtë fitore Skënderbeu mban vendin e tretë me pesë pikë, përderisa Dinamo Kievi në krye të Grupit B ka 10 pikë.

Vendin e dytë e mbanë Partizani i Beogradit me tetë pikë, që sot mposhti Young Boysin, 2-1.