Valmir Sulejmani e ka shënuar golin e dytë të sezonit në Bundesliga 2.
Skuadra e Hannoverit triumfoi në udhëtim te skuadra e Braunschweigut me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 20-t.
Ishte goli i dytë për sulmuesin kosovar në këtë edicion, krahas edhe dy asistimeve.
Sulejmani i barazoi shifrat në minutën e 34-t, kur u asistua nga Niklas Hult. U zëvendësua në minutën e 71-t.
Te Hannoveri në minutën e 88-t u inkuadrua në lojë edhe Florent Muslija.
Hannoveri në 20 ndeshje ka 32 pikë, nëntë më pak se lideri, Hamburgu.