Valmir Sulejmani e ka realizuar një gol për Hannoverin sot në fitoren 2:0 ndaj Bochumit, në xhiron e 12-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Sulejmani realizoi golin e parë në minutën e 2-të, ndërsa luajti 46 minuta. Në stol ishte Florent Muslija, por nuk u aktivizua.