Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija realizon golin e tretë në Bundesliga 2

Florent Muslija ka shënuar një tjetër gol në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Reprezentuesi i Kosovës që aktivizohet te Hannoveri realizoi një gol në humbjen që skuadra e tij e pësoi në udhëtim te Dusseldorfi, 3:2. Ishte takim i xhiros së 22 që u zhvillua të dielën.

Muslija i barazoi shifrat në minutën e 37-t të ndeshjes.

Për të ishte goli i tretë në kampionat, derisa e ka edhe një asistim në 15 ndeshje në Bundesliga 2. Muslija ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 78-t. Te Hannoveri titullar ishte edhe Valmir Sulejmani, që u zëvendësua në minutën e 71-t.

Hannoveri është në mesin e tabelës. Pas 22 ndeshjeve ka arkëtuar 33 pikë.