Florent Muslija ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e Paderbornit në Bundesliga 2.
Mesfushori kosovar ka shënuar në fitoren 3:0 ndaj Hannoverit. Takimi i ka takuar xhiros së 31-të në Bundesliga 2 dhe u luajt të dielën.
Në minutën e 17-të Muslija u fut në zonë dhe pasi shmangi një futbollist realizoi për 2:0.
Për 23-vjeçarin ishte goli i gjashtë në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe dy asistime.
Në këtë takim në minutën e 67-të te Paderborni u inkuadrua Marvin Cuni derisa në bankën rezervë ishte Kemal Ademi.
Pas kësaj fitoreje Paderborni renditet në pozitën e shtatë me 47 pikë, derisa Hannoveri mban vendin e 15-të me 36 sosh.
Just a fantastic goal against your old club
— SC Paderborn 07 - English (Unofficial) (@SCPaderbornEN) April 24, 2022
Florent Muslija #SCP07 #SCPH96 pic.twitter.com/FN4MMGst8X