Florent Muslija e ka humbur penalltinë në humbjen që e pësoi thellë në udhëtim.
Muslija me Hannoverin u mposht te Darmstadti me rezultatin 4:0, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesliga 2.
Mesfushori që përfaqëson Kosovën dështoi të realizonte nga 11-t metërshi përballë portierit Marcel Schuhe në minutën e 66-të, kur rezultati ishte 2:0 në të mirë të vendësve.
Muslija u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa si zëvendësues te Hannoveri u përdor edhe Valmir Sulejmani, që hyri në minutën e 75-të. Klaus Gjasula e kompletoi ndeshjen te Darmstadti.
Hannoveri është në pozitën e parafundit pas pesë ndeshjeve me katër pikë, kurse Darmstadti ka shtatë pikë në mesin e tabelës.