Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka realizuar gol të bukur me skuadrën e tij. Hannoveri të shtunën barazoi në udhëtim te Dusseldorfi me rezultatin 1:1 në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesliga 2.
Muslija 23-vjeçar realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë pas një gjuajtje të saktë nga distanca. Për të ishte goli i dytë sezonal në ligë dhe në Kupën e Gjermanisë.
Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 82-të. Katër minuta më vonë u inkuadrua edhe lojtari tjetër i Kosovës, Valmir Sulejmani.
Hannoveri pas 13 xhirove ka po aq pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.
FLORENT MUSLIJAAAA! ??
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) November 6, 2021
Florent Muslija just scored this amazing goal for @Hannover96 to equalise the score in the 90th minute!pic.twitter.com/FKOzaBrM0Z