Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija realizon gol të bukur për Hannoveri

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka realizuar një gol të bukur për Hannoverin sot në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Hannoveri është duke barazuar 1:1 në udhëtim me Sandhausenin pas pjesës së parë në ndeshjen e xhiros së 31-të të Bundesliga 2. Muslija realizoi në minutën e 42-të nga gjuajtja e lirë. Për Hannoverin në stol është Valmir Sulejmani.