Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulejmani debuton me gol te Ingolstadti

Sulmuesi kosovar Valmir Sulejmani ka pasur debutim ëndrrash te Ingolstadti. Skuadra e tij fitoi thellë, 5:0, ndërsa Sulejmani e realizoi njërin prej golave.

Ingolstadti të premten mbrëma e mposhti Nuernbergun në udhëtim me rezultatin e lartë. Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Sulejmani në lojë hyri në minutën e 73-të, ndërsa realizoi gol të bukur për 5:0 në minutën e 80-të. Ai është transferuar ditë më parë nga Hannoveri.

Visar Musliu kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Ingolstadti, që mori tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë.

Ingolstadti mbetet i fundit me 13 pikë.

https://streamja.com/JGBzG

Artikuj të ngjashëm