Mbrojtësi kosovar Albert Vallqi ka asistuar një gol në Brazimin 2:2 që Salzburgu e arriti të dielën si mysafir i Austria Vjenës në xhiron e 20-të të Bundesligës gjermane.
Vallqi asistoi golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Patson Daka në minutën e 7-të. Futbollisti kosovar u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të, ndërsa luajti tërë ndeshjen.
Për Salzburgun titullar ishte edhe Mërgim Berisha dhe luajti 90 minuta, para se të zëvendësohej nga Sekou Koita.
Salzburgu pas 20 ndeshjeve zë vendin e dytë me 45 pikë, tri më pak se LASK-u.
Artikuj të ngjashëm