Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha shënon gol, Vallqi asiston

Futbollistët shqiptarë kanë dhënë kontributin e tyre në fitoren e re të Red Bull Salzburgut. Në kuadër të Bundesligës së Austrisë, Salzburgu fitoi në udhëtim ndaj Swarovski Tirol me shifrat 4:2.

Mbrojtësi Vallqi asistoi në minutën e 31-të për barazimin e rezultatit në 1:1. Ndërsa Mërgim Berisha shënoi në minutën e 79-të për 2:2. Në fund të ndeshjes Salzburgu shënoi edhe dy gola dhe fitoi ndeshjen.

Berisha e Vallqi luajtën në krahun e majtë dhe kompletuan ndeshjen.

Pas xhiros së 17-të të kampionatit austriak, Salzburgu prin me 40 pikë, tri më shumë se Rapidi. Fitorja ishte me peshë në garën për titull të kampionit.

Artikuj të ngjashëm