Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e Vallqi fitojnë titullin në Austri

Red Bull Salzburgu ka fituar titullin e kampionit në Bundesligën e Austrisë në futboll. Salzburgu të mërkurën mbrëma fitoi 2:0 ndaj Rapidit të Vjenës për ta siguruar titullin e 15-të dhe të tetin rresht. Mërgim Berisha ka dhënë kontribut të madh në këtë kampanjë triumfuese të Salzburgut.

Ai ka shkëlqyer gjatë gjithë edicionit, ndërsa të martën asistoi në golin e parë. Pjesë e Salzburgut është edhe Albert Vallqi.