Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mërgim Berisha asiston për herën e 13-të këtë sezon

Mërgim Berisha e ka realizuar asistimin e nëntë në edicionin aktual në Bundesligën e Austrisë, dhe i 13-ti në të gjitha garat sivjet. Sulmuesi 22-vjeçar sivjet ka edhe 19 gola të shënuar.

Salzburgu fitoi në udhëtim te Sturm Grazi me rezultatin 3:1 të dielën në kuadër të xhiros së 29-të.

Berisha asistoi pas 20 minutash lojë për mesfushorin Brendan Aaronson.

Salzburgu është i pari në tabelë me 42 pikë ndërsa Sturm Grazi ka 27 pikë.

Artikuj të ngjashëm