Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vallëzimi haka: Çfarë do të thotë dhe si performohet

Mbi të gjitha, ky është vallëzimi që përfaqëson vendin e tyre dhe të cilin me krenari e performojnë ragbistët e Zelandës së Re para çdo ndeshjeje. 

Ata performojnë vallëzimin e njohur me emrin “haka” përpara se arbitri të japë sinjal për fillimin e ndeshjes. Pamjet dhe tingujt e hakas - lëvizja e këmbëve në vend, goditjet u grushteve të dorës dhe zëri kumbues i lojtarëve - janë gjëra të ngulitura thellë në kulturën e Zelandës së Re, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për mua, haka është simbol i asaj se kush jemi dhe prej nga vijmë”, thotë ishkapiteni i ekipit të Zelandës së Re në ragbi, Richie McCaw. 

“Me një fjalë, ne identifikohemi me haka dhe për këtë jemi krenarë, pasi na njeh tërë bota”. Haka kohët e fundit është performuar në mbarë Zelandën e Re, përfshirë edhe pranë xhamisë në Christchurch ku ndodhi sulmi terrorist ditë më parë. Ishte një shenjë solidarizimi për familjet e viktimave dhe nderim për viktimat. 

Ka shumë lloje të hakas, por ekipi i ragbit që konsiderohet si ekipi më i njohur në botë, ka vallëzimin “personal” të hakas. Njëherësh, ai shërben edhe si paralajmërim për kundërshtarët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)