Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapitenin e Fixhit, Tuwai, e ndihmoi ragbi të dalë nga varfëria e skajshme

Jerry Tuwai ndoshta i ka këmbët më të shpejta në ragbinë me 7 lojtarë.

Lojtari nga Fixhi e ka aftësinë t’i kalojë kundërshtarët dhe nëse e kërkoni emrin e tij në internet do të shihni shumë video të cilat janë të dedikuara për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme.

Por, kur shumë kundërshtarë të tij nga Anglia, Australia dhe Zelanda e Re i gdhendën aftësitë e tyre në barin e origjinal të akademive më të forta sportive, Tuwai e mësoi lojën në një fushë të shtruar me rërë, në një qytet të vogël në kryeqytetin e Fixhit, Suva.

“Kemi luajtur ragbi me nga tre lojtarë për secilin ekip në çdo pasdite, pas shkollës, në një rrethrrotullim në Newtown”, tha medalisti i artë olimpik i Rio 2016 për ‘Olympic Channel’, në një video-lidhje nga Fixhi.

“Kemi mësuar të adaptohemi. Kam mësuar si të nisem përpara dhe si ta mashtroj mbrojtjen... Është dashur të nisemi përpara dhe të shënojmë pikë në një distancë shumë të limituar.

Edhe Franca siguron medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Parisit Paris 2024 Franca siguron medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Parisit

Përderisa ajo hapësirë ishte dhuratë për ne, nuk ka pasur mungesë të kreativitetit apo pasionit nga fëmijët, të cilët vetëm kanë dashur të luajnë ragbi.

“Në vend të topit ne kemi përdorur shishe me ujë dhe rërë dhe kemi luajtur këmbëzbathur. Ndonjëherë më janë hequr dy apo tre thonj për shkak të rërës. Por, ditën tjetër jam kthyer sërish sepse ishte me të vërtetë kënaqësi”.