Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli afrikan i pingpongut shpreson t’i japë fund dominimit të kinezëve në Tokio

Pingpongisti nga Nigeria, Quadri Aruna, po kërkon të fitojë një medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, në një sport të dominuar nga lojtarët kinezë. Ai është shpresa më e madhe e kontinentit të tij dhe Aruna duket se është përgatitur mirë për këtë mision. Në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Quadri Aruna u përball me në fund me pingpongistin e madh të Kinës, Ma Long, në çerekfinale të turneut të meshkujve. Me fuqinë dhe shpejtësinë e tij paraprake, nigeriani kishte mposhtur tre lojtarë kryesorë për të arritur në çerekfinale të ngjarjes së pingpongut, hera e parë për një afrikan në Lojërat Olimpike. Ai mundi Chuang Chih-yuanin e Tajvanit 4:0 dhe yllin gjerman Timo Boll 4:2, duke shkaktuar njërën nga befasitë më të mëdha në historinë e pingpongut. Por Long ishte tepër i fortë për t’u përballuar dhe Aruna humbi në katër sete rresht nga fituesi eventual i medaljes së artë.

Përvoja ia dha atij një mësim të vlefshëm: për të arritur në podium ai duhej të punonte më shumë.

Kanë kaluar pesë vjet që nga ajo kohë dhe Aruna ka komplotuar kthimin e tij në Lojërat Olimpike të Tokios. Pas sezonit të tij debutues në Bundesligën e Gjermanisë, në të cilën fitoi 15 nga 25 meçet e tij, Aruna është afrikani me renditjen më të lartë (22) në Federatën Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF).

“Isha shumë i lumtur që arrita të luaja në Bundesligë, një nga ligat më të mira në Evropë”, tha Aruna. “Unë mendoj se përvoja e Bundesligës do të bëjë një ndryshim të madh për mua në Lojërat Olimpike”.

Fillimi në beton

Edhe Egjipti – Afrika e Jugut, derbi i parë i madh në AFCON Futboll Egjipti – Afrika e Jugut, derbi i parë i madh në AFCON

Në Oyo, një qytet në rrethinën Yoruba në Nigerinë perëndimore ku Aruna u rrit, fëmijët filluan të vizatojnë vija në dyshemetë prej betoni për të krijuar një fushë. Ata përdorën tjegulla të thyera ose dru të rrafshët për raketat e tenisit. Paratë e mbledhura nga puna që e bënin gjatë ditës i përdornin për të blerë topa të pingpongut. Nëpër qytet mund të dëgjohen një mijëra topa që kërcasin nëpër beton.

Thjeshtësia e pingpongut garonte me popullaritetin e futbollit në zemrën e Arunës. Familja e tij dëshironte që ai të përqendrohej në shkollë dhe babai i tij do të priste me një shkop para shtëpisë kur Aruna të kthehej nga loja. Ndërsa talenti i tij në dyshemetë e betonit u shfaq, ai mori një ftesë për të stërvitur në një sallë pingpongu të menaxhuar nga trajneri i famshëm i qytetit, Oluwole Abolarin.

“Për fat të mirë, ai më pa në rrugë dhe më çoi në sallë. Unë mendoj se ai kuptoi talenti tim”, tha Aruna.

Suksesi ndërkombëtar

Ai që atëherë është bërë pingpongisti kryesor në Nigeri dhe fama e tij është e barabartë me atë të futbollistëve më të shquar të vendit. Në vitin 2017 Aruna u bë afrikani i parë që fitoi një titull në një turne të ITTF-së jashtë kontinentit kur mposhti veteranin japonez Kaii Yoshida për të triumfuar në “ITTF Challenge Polish Open” në Czestochoëa. Në të njëjtin vit ai fitoi Kupën Afrikane ITTF kundër rivalit egjiptian Omar Assar.

Ai ishte një medalist i argjendtë në Lojërat e Commonwealthit në Gold Coast të Australisë në prill të 2018-s dhe arriti të fitojë edhe në “ITTF Challenge Nigeria Open” në Lagos - një titull që ai e mbrojti me sukses në vitin 2019.

Edhe “KVPP Prizreni”, shembull i suksesit dhe multietnicitetit në sportin e pingpongut SOT “KVPP Prizreni”, shembull i suksesit dhe multietnicitetit në sportin e pingpongut

Kur ai luan në Lagos, turma është e bujshme. Tifozët u bien daulleve dhe këndojnë emrin e tij brenda në sallën “Okoya Thomas” të stadiumit “Teslim Balogun”. Atje ai është në shtëpi dhe njëshi për turmën.

Pritjet e mëdha

Nigeria është përfaqësuar në çdo veprimtari pingpongu qëkur u bë një sport olimpik në vitin 1988. Atanda Musa, Bose Kaffo, Monday Merotohun dhe Segun Toriola janë paraqitur në Lojërat Olimpike. Por Aruna, i cili kohët e fundit është emëruar kapiten i ekipit olimpik të Nigerisë, është shpresa më e madhe për një medalje të pingpongut në Lojërat Olimpike.

“Do të jetë një gëzim i madh për ne dhe kontinentin afrikan nëse Aruna fiton një medalje në Lojërat Olimpike”, tha Ishaku Tikon, presidenti i Federatës së Pingpongut të Nigerisë. “Olimpiada nuk është lojë e fëmijëve. Është një biznes serioz dhe qëllimi ynë është të marrim një medalje”.

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ngadalësuar ritmin e Arunas. Ai stërvitet nga dy orë e gjysmë për çdo ditë në Lisbonë të Portugalisë, ku jeton me familjen e tij. Ndryshe nga Lojërat Olimpike të fundit në Rio, ku sportistët nigerianë luftuan për të marrë fonde, ai thotë se qeveria ka qenë shumë mbështetëse kësaj here.

“Kam luajtur dy turne në Kinë, kam luajtur në Doha, dhe gjithashtu kam pasur një kamp stërvitor në një klub në Gjermani. Kam marrë një mbështetje të paparë nga ministri i Sporteve për të marrë pjesë në këto gara. Është përgatitja më e mirë që kam bërë para një ngjarjeje të madhe”, tha ai.

Edhe Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë? Futboll Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?

Marrja e një medaljeje në Tokio do të thotë që ai duhet të përballet me dominimin kinez në këtë sport. Kinezët kanë fituar të artën në pesë nga gjashtë Lojërat Olimpike të fundit.

“Pingpongu është sporti numër një në Kinë. Ata investojnë shumë para në këtë sport dhe kanë trajnerët më të mirë që e kuptojnë lojën. Por unë mendoj se është e mundur të bëj një surprizë në Tokio. Synimi im është të fitoj një medalje dhe shpresoj të jem me fat”, shtoi Aruna.