Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valieva të dielën e mëson fatin e saj në LOD

Ministri i Sportit në Rusi, Oleg Matytsin, ka thënë se nuk do të ketë seancë dëgjimore deri të dielën, nëse 15-vjeçarja Kamila Valieva do të garojë në patinazh, në Lojërat Olimpike Dimërore.

Matytsin ka thënë se Gjykata Arbitrazhe për Sport do të mbajë këtë seancë të dielën. Valieva doli pozitive me një substancë të ndaluar, në analizat e bëra në kampionatin rus më 25 dhjetor. Ajo është favorite për ta fituar medaljen e artë të martën kur edhe mbahet kjo garë në konkurrencën e femrave, por nuk dihet nëse do të lejohet të garojë.

Rusia rrezikon ta humb edhe medaljen e artë të cilën e fitoi në garën ekipore ku garoi edhe Valieva. Sidoqoftë, vendimi për këtë çështje do të merret më vonë.

Artikuj të ngjashëm