Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valieva, superylli i ri i patinazhit, rezultoi pozitive me doping

Kamila Valieva

Senzacioni i ri në patinazh, rusja 15-vjeçare Kamila Valieva, ka rezultuar pozitive për një substancë të ndaluar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetat “RBC” dhe “Kommersant”.

Në të vërtetë ceremonia e ndarjes së medaljeve të arta olimpike për të dhe koleget e saj në Pekin u shty për arsye ligjore, të cilat Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk i bëri të ditura.

Valieva, që bëri histori duke u bërë femra e parë që bëri rrotullim të katërfishtë gjatë përformimit të saj në Lojërat Olimpike, ka testuar pozitive me Trimetazidine, që zakonisht përdoret për të trajtuar dhembjet në gjoks, por është në mesin e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut.

Ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë fitoi të artën në garën ekipore në patinazh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” duke lënë prapa SHBA-në e Japoninë.