Rusja Kamila Valieva që që pritej t'i jepte kombit të saj medaljen e tretë të artë olimpike rresht në patinazhin artistik në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, stërviti si zakonisht të enjten, disa orë pasi u shfaqën raportet se ajo kishte rezultuar pozitive për një substancë të ndaluar.
Valieva thuhet se doli pozitive me Trimetazidine, që përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet në gjoks por që është në mesin e substancave të ndaluara nga WADA. Mostra thuhet se u mor përpara se Valieva të fitonte kampionatin evropian muajin e kaluar në Estoni, ku pati një paraqitje që e forcoi statusin e saj si udhëheqëse të skuadrës ruse të patinazhit.
Është e paqartë nëse Rusia do të ankohet në lidhje me këtë çështje por paraqitja e saj në stërvitjen e planifikuar nënkupton që federata nuk po pranon asnjë gjetje që do ta eliminonte atë.
“Ajo nuk është e suspenduar”, tha zëdhënësja e federatës ruse të patinazhit, Olga Ermolina, duke mos ofruar detaje të mëtejshme.
Federata Ndërkombëtare e Patinazhit, nëpërmjet një komunikate tha se “nuk mund të zbulojë asnjë informacion në lidhje me ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të anti-dopingut” nga ana e Valievas.
Ajo stërviti përmes programit të saj dhe bëri patinazh me shoqen e ekipit Alezandra Trusova derisa merrte udhëzime edhe nga trajnerja Eteri Tutberidze. Seanca zgjati 30-të minuta kurse Valieva nuk pranoi pyetjet nga gazetarët.
Edhe
Valieva, superylli i ri i patinazhit, rezultoi pozitive me doping
Nëse konfirmohet testi pozitiv i Valievas, atëherë mund t’i kushtojë Rusisë me marrjen e medaljes së artë që e fitoi në garën ekipore ndërsa 15-vjeçares i mohohet mundësia për të fituar në garën inviduale.
Gara individuale e patinazhit artistik mbahet të martën dhe Valieva është favoritja kryesore për medaljen e artë.
Valieva, që bëri histori duke u bërë femra e parë që bëri rrotullim të katërfishtë gjatë paraqitjes së saj në Pekin, e ndihmoi ekipin e Komitetit Olimpik të Rusisë ta rrëmbejë medaljen e artë në garën ekipore në patinazh përpara SHBA-së dhe Japonisë.