Kapiteni i Valencias, Jose Gaya, do të largohet nga ekipi spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës. E përditshmja spanjolle “AS” ka raportuar të hënën se te Valencia janë pajtuar me largimin e Gayas, të cilin do ta lënë të largohet për të paktën 40 milionë euro.
Bëhet e ditur se Gaya ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka kërkuar largimin nga Valencia, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një klub që lufton për trofe. Ai është produkt i akademisë së Valencias dhe në ekipin e parë është promovuar prej sezonit 2014/15.
Ka dy gola e pesë asistime këtë edicion në 23 ndeshje në La Liga, kurse është edhe reprezentues i Spanjës.