Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gaya arrin marrëveshje me Valencian për kontratën e re

Jose Gaya kthehet në kohë për Kupën e Mbretit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya, nuk do të largohet nga skuadra e Valencias në fund të këtij edicioni. “AS” raporton të martën se Gaya ka arritur marrëveshje për kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji.

Me kontratën e re, Gaya do të mbetet te Valencia deri në vitin 2028 dhe do ta ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Gaya është kapiten i Valencias, ndërsa kontrata aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

27-vjeçari pak javë më parë është rikthyer nga lëndimi dhe deri më tani ka katër ndeshje dhe një asistim në La Liga.