Skuadra e Atletico Madridin po insiston në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Jose Gaya. “Marca” ka bërë të ditur të mërkurën se Atletico tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Valencias për kapitenin e saj.
Thuhet se për kartonin e Gayas, skuadra e Atleticos ka ofruar 30 milionë euro. 28-vjeçari po shihet si përforcim i duhur tek Atletico pasi vlerësohet ndër më të mirët në pozitën e tij në La Liga.
Gaya edicionin e fundit, ka regjistruar 1 gol dhe katër asistime në 31 paraqitje kampionale me Valencian.
Ai është pjesë e ekipit të parë të Valencias prej vitit 2014 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Gaya ka edhe 19 ndeshje e 3 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Spanjës.
Artikuj të ngjashëm