Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya nuk do të largohet nga Valencia. Klubi nga La Liga ka njoftuar të mërkurën se Gaya ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij edicioni.
Me rinovimin e kontratës, Gaya do të mbetet pjesë e Valencias deri në verën e vitit 2027. 27-vjeçari është kapiten i Valencias dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në ekip.
Gaya është produkt i akademisë së Valencias, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej sezonit 2014/15.
Këtë edicion, ai ka asistuar dy herë në gjashtë paraqitje kampionale. Ai me fanellën e Valencias e ka fituar një Kupë të Spanjës.