Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Valencias, përkundër ofertave të shumta që i ka marrë. Madje, Gaya ka bërë të ditur se tashmë ka nisur bisedimet me Valencian për ta rinovuar kontratën që i skadon në verën e vitit 2026. Gaya është kapiten i Valencias dhe ka thënë se dëshira e tij është që të mbetet në klub sa më gjatë që të jetë e mundur.
“Gjithmonë kam thënë se Valencia është shtëpia ime dhe do të mbetet klubi im i zemrës. Unë ndihem shumë mirë këtu dhe jam i lumtur. Kam kontratë deri në vitin 2023, që pritet së shpejti të rinovohet pasi jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Gaya.
Reprezentuesi i Spanjës është produkt i akademisë së Valencias dhe në ekipin e parë është promovuar prej vitit 2014. Këtë sezon, Gaya ka dy gola e po aq asistimë ne dhjetë paraqitje në La Liga.