Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi insiston për Gayan

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez po insiston në transferimin e mbrojtësit të Valencias, Jose Gaya. Xavi po e sheh Gayan si përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka kërkuar nga krerët e klubit që të sigurojnë shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se Barça tashmë ka kontaktuar Valencian në lidhje me transferimin e Gayas dhe për kartonin e tij, ka ofruar rreth 30 milionë euro. Gaya 26-vjeçar është njëri prej mbrojtësve të krahut të majtë më të vlerësuar në La Liga. Ai është edhe kapiten i Valencias, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Këtë edicion, Gaya ka dy gola e tre asistime në 14 ndeshje. Gaya është produkt i akademisë së Valencias kurse në ekipin e parë është promovuar në sezonin 2014/15.

Artikuj të ngjashëm