Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nis kontaktet për Gayan

Jose Gaya kthehet në kohë për Kupën e Mbretit

Barcelona po e monitoron situatën e mbrojtësit të majtë, Jose Gaya, te skuadra e Valencias. “Mundo Deportivo” raporton të enjten se Barcelona tashmë ka kontaktuar Gayan, i cili nuk po arrin marrëveshje me Valencian për rinovimin e kontratës.

Te Barça janë të gatshëm ta transferojnë 27-vjeçarin në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me ekipin e tij. Gaya më herët është kërkuar nga Barcelona, por Valencia kërkonte mbi 50 milionë euro për lirimin e tij.

Gaya është kapiten i Valencias, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2014. Këtë edicion, Gaya ka vetëm dy paraqitje në kampionatin spanjoll.