Kapiteni Jose Gaya mund të mos largohet nga skuadra e Valencias në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
Trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso është i bindur se Gaya së shpejti do ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin, përcjell “Mundo Deportivo” të hënën.
Mësohet se klubi tashmë i ka ofruar atij kontratë të re pesëvjeçare.
Gaya 27-vjeçar ka kontratë me Valencian deri në verën e ardhshme, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej verës së vitit 2014.
“Mendoj se Jose, kapiteni ynë, është i lumtur dhe jam i bindur se do ta vazhdojë kontratën pasi klubi ka bërë sakrificë të madhe në ofertën që i ka bërë”, ka thënë Gattuso.
Këtë edicion, Gaya ka tri paraqitje dhe një asistim në La Liga.
Artikuj të ngjashëm