Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia mohon se Soleri ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Carlos Soler - Valencia

Valencia e ka mohuar se mesfushori Carlos Soler ka arritur marrëveshje për një transferim te Barcelona. Ditë më parë gazeta spanjolle “Diario AS” raportoi se Barcelona ka arritur marrëveshje me futbollistin e Valencias.

Por, një gjë e tillë është mohuar të hënën në faqen zyrtare të klubit. Madje Valencia njoftoi se janë në proces të vazhdimit të kontratës me spanjollin 25-vjeçar. Futbollisti i Spanjës me Valencian ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ai është zhvilluar te Valencia.

Në 34 ndeshje në të gjitha garat ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar pesë herë. Vlera e tij në treg është 50 milionë euro.