Sport

Barcelona me ofertë për Solerin

Barcelona po përgatit ofertë për shërbimet e mesfushorit Carlos Soler, ka njoftuar “Mundo Deportivo”.

Soler këtë edicion është njëri prej lojtarëve kyç te Valencia, ndërsa te Barcelona po synojnë ta transferojnë në fund të këtij edicioni. Është trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, që po insiston në transferimin e 25-vjeçarit. Soler ka kontratë me Valencian deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk ka nisur bisedimet me klubin për vazhdimin e saj.

Ai është produkt i akademisë së Valencias, kurse pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2017/18. Këtë edicion, Soler ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asistime në 32 ndeshje për Valencian. Ai ka edhe dy gola në gjashtë paraqitje për Spanjën.