Paris Saint-Germaini ka kthyer sytë kah mesfushori Carlos Sloer, raporton të martën “Marca”.
Mësohet se Parisi po synon transferimin e Solerit këtë verë, pasi mesfushori është i gatshëm të largohet nga Valencia.
Për kartonin e Solerit, Parisi është gati të ofrojë 25 milionë euro, duke pasur parasysh se 25-vjeçarit i skadon kontrata me ekipin spanjoll vitin tjetër.
Soler këtë edicion ka shënuar një gol në tri paraqitje kampionale, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të Valencias prej vitit 2017. Ai ka edhe nëntë ndeshje e tri gola me Spanjën, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Napolit.
Artikuj të ngjashëm