Liverpooli po interesohet për mesfushorin e Valencias, Carlos Soler. “Marca” ka shkruar të premten se Liverpooli tashmë ka kontaktuar Valencian dhe i ka bërë ofertë zyrtare për 25-vjeçarin.
Mësohet se për kartonin e Solerit, ekipi anglez ka ofruar 40 milionë euro. Soler ka gjasa të largohet nga Valencia gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa te Liverpooli po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Ai ka kontratë me Valencian deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol në dy paraqitje në La Liga.
Artikuj të ngjashëm