Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli monitoron Solerin e Valencias

Skuadra e Liverpoolit po monitoron mundësinë e transferimit të mesfushorit Carlos Soler, i cili është pjesë e Valencias.

Te Liverpooli, janë të interesuar ta transferojnë Solerin gjatë afatit kalimtar të janarit, por 24-vjeçari ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 130 milionë eurosh.

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e sheh Solerin si përforcim të duhur për mesfushën pas largimit të Georginio Wijnaldumit dhe do të përpiqet t’i siguroj shërbimet e tij. Soler këtë edicion ka shënuar tri gola në tri paraqitje në La Liga dhe ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023. Gjithashtu, ai këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Spanjës, ku ka shënuar dy gola në po aq paraqitje.