Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli interesohet për Solerin

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Valencias, Carlos Soler.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Bëhet e ditur se Napoli gjatë këtij muaji do ta kontaktojë Valencian, që për ta lënë të lirë Solerin po kërkon të paktën 50 milionë euro. Soler te Napoli po shihet si zëvendësim ideal për Fabian Ruizin, i cili do të largohet gjatë kësaj vere.

Te Valencia janë të gatshëm t’i shqyrtojnë të gjitha ofertat për Solerin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Sezonin e fundit, Soler ishte ndër lojtarët kryesorë te Valencia me 12 gola e pesë asistime. Ai po kërkohet edhe nga Barcelona e Atletico Madridi.