Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka bërë edhe një lëvizje në ditën e fundit të afatit kalimtar. Të enjten mbrëma, Parisi ka njoftuar se ka firmosur me reprezentuesin e Spanjës, Carlos Soler.
Mesfushori ofanziv është transferuar nga Valencia, ndërsa ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Soler është 25-vjeçar, ndërsa për Spanjën i ka luajtur nëntë ndeshje. Ai gjithë karrierën e ka kaluar te Valencia.
Artikuj të ngjashëm