Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Carlos Soler.
Për transferimin e Solerit verën e ardhshme, Reali është i gatshëm t’i paguajë Valencias 50 milionë euro dëmshpërblim.
Soler është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në La Liga dhe po pëlqehet shumë nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.
Soler, 24-vjeçar, është produkt i Akademisë së Valencias dhe është pjesë e ekipit të parë prej janarit të vitit 2017.
Ai deri më tani ka shënuar 26 gola në 188 ndeshje për Valencian në të gjitha garat.
Ka kontratë me Valencian deri në vitin 2023, kurse këtë sezon ka shënuar tri gola në po aq ndeshje në La Liga.
Artikuj të ngjashëm