Mathieu Valbuena ka thënë se Karim Benzema e meriton ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2022, ndërsa ka insistuar se “nuk mban inat” ndaj yllit të Real Madridit, pas rastit që e patën për skandalin seksual.
Kampanja e edicionit 2021-22 ka qenë më e mira e Benzemas për Real Madridin. Ai realizoi 44 gola në të gjitha garat, dhe e ndihmoi klubin ta fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
“Do të ishte jo e ndershme të thosha se Benzema nuk e meriton ‘Topin e Artë’”, ka thënë Valbuena për mediumin “RMC Sport”.
“Po e meriton atë. Mund të flas në aspektin sportiv dhe mund ta bëj këtë me kënaqësi. Nuk ka problem”, ka përfunduar Valbuena.
Artikuj të ngjashëm