Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Benzema për Viniciusin: Është i mërzitur

Vini & Benzema

Legjenda e Real Madridit, Karim Benzema ka thënë se ish-bashkëlojtari Vinicius Junior e meritonte Topin e Artë.

Të hënën, “France Football” befasoi duke ia dhënë Topin e Artë mesfushorit të Cityt, Rodri – anipse deri në ditën e ceremonisë fituesi ishte Vinicius, sipas raportimeve nga mediat botërore.

“Vini e meritonte ta fitonte Topin e Artë. Kam folur me të, ai është i mërzitur. Është normale”, ka thënë Benzema në një intervistë për “El Chiringuito”.

Sulmuesi i Al-Ittihadit dha mendim edhe për fitimin e çmimit nga Rodri.

“Nuk kam asgjë kundër Rodrit, ai është lojtar i mirë, por unë jam në divan duke parë një ndeshje në televizor dhe Rodri nuk bën asgjë që të bën të thuash ‘wooow’. Vini e ka bërë më shumë se një herë”, ka shtuar Benzema.

Francezi tutje u shpreh se është shumë e vështirë të pranohet kur deri në ditën e fundit e di që je fitues e më pas e merr vesh që nuk do të jesh.  

Edhe Viniciusi përgjigjet me shkëlqim në fushë ndaj fyerjes së tifozëve Futboll Viniciusi përgjigjet me shkëlqim në fushë ndaj fyerjes së tifozëve

“Unë mendoj se është e komplikuar kur e di e gjithë bota se do ta fitosh Topin e Artë dhe në fund, një ditë më parë, ose një orë më parë, ata thonë se nuk do ta fitosh atë... Është shumë e ndërlikuar. Vinicius është djalë i mirë, ai do të punojë dhe një ditë do të fitojë Topin e Artë”, ka thënë Benzema.

Si pasojë e këtij ndryshimi, delegacioni i Real Madridit bojkotoi ceremoninë.