Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se sulmuesi brazilian Vinicius Junior do ta fitojë “Topin e Artë”. Sipas Ancelottit, braziliani duhet ta fitojë çmimin kryesor individual pasi ka dhënë kontribut të madh që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.
“Për mendimin tim, Vini do ta fitojë ‘Topin e Artë’ për shkak që e ndihmoi shumë Realin që ta fitojë Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar. Për mua, ai është njeriu që duhet të fitojë çmimin kryesor”, ka thënë Ancelotti.
Ditë më parë mediumi i njohur spanjoll “Marca” shkroi se France Football, që e zgjedh fituesin e “Topit të Artë”, tani së bashku me UEFA-n, e ka informuar brazilianin për fitimin e çmimit.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet në Paris më 28 tetor.