Mediumi i njohur spanjoll, Marca, ka raportuar se sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior do ta fitojë Topin e Artë. Sipas “Marcas”, France Football, që e zgjedh fituesin e Topit të Artë, tani së bashku me UEFA-n, e ka informuar brazilianin për fitimin e çmimit kryesor individual.
Vinicius është prej 30 kandidatëve për Topin e Artë. Në mesin e kandidatëve është edhe mesfushori Granit Xhaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani Vinicius në edicionin e kaluar me Real Madridin e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Në 39 ndeshje me fanellën e “Los Blancos” shënoi 24 gola dhe bëri 11 asistime. Këtë edicion 24-vjeçari në tetë ndeshje të zhvilluara ka tri gola dhe pesë asistime.
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet në Paris më 28 tetor.