Sulmuesi Vinicius Junior, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit tetor te skuadra e Real Madridit. Kështu ka raportuar të martën në mbrëmje gjiganti spanjoll.
Braziliani Vinicius në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime
Gjatë muajit të kaluar, 24-vjeçari shënoi pesë gola. Nga një gol e realizoi ndaj Villarrealit dhe Celta Vigos. Ndërsa tre gola të tjerë i shënoi ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Vinicius përfundoi i dyti në votimin për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”. Ndërsa çmimin më të madh individual e fitoi mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.