Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane përkrah Benzeman për “Top të Artë”

Sadio Mane e ka përkrahur idenë që Karim Benzema sivjet të nderohet me çmimin “Topi i Artë”.

Mane pas fitores ndaj Viktoria Plzenit, ka thënë për gazetën spanjolle “Diario AS” se është sulmuesi francez, ai i cili e meriton këtë çmim.
“Sinqerisht, mendoj se Benzema e meriton çmimin e ‘Topit të Artë’ këtë vit. Jam shumë i lumtur për të. Sezoni i tij me Realin ishte i jashtëzakonshëm. E mbylli me triumfin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë senegalezi Mane.

Mane dhe Benzema u takuan në finalen e Ligës së Kampionëve, por ishte portieri Thibaut Courtois ai i cili ia mohoi golin senegalezit.

Në sezonin që shkoi, Benzema shënoi 44 gola në të gjitha garat, por nuk ka realizuar asnjë që prej 28 gushtit.