Karim Benzema është shprehur i lumtur që fitoi çmimin “Topi i Artë”.
Benzema e fitoi këtë çmim për herë të parë. Pasi doli në skenë, kishte shumë duartrokitje për sulmuesin e Francës.
Kishte edhe thirrje Karim, Karim.
“Ishte një vit shumë i suksesshëm. Dua të falenderoj modelin e jetës sime, Zizoun. Ka shumë punë pas këtij suksesi. Nëse beson në ëndrra atëherë çdo gjë është e mundur. Ishte e vështirë për të arritur ku jam sot. Kam munguar në përfaqësuesen e Francës, por me rëndësi është që jam kthyer”, ka thënë Benzema pasi fitoi çmimin në ceremoninë e mbajtur në Paris, të hënën mbrëma. “Nuk ka qenë e lehtë as për familjen time, por e kemi kaluar së bashku. Po i marr frytet e punës sime. Jam vërtetë i lumtur. Jam falenderues ndaj Realit dhe përfaqësueses, presidentit të madh që është pjesë e familjes sime. Është trofe për të gjithë ne”, ka thënë Benzema, ndër të tjera.