Sport

Macron uron Benzeman: Pas 24 vjetësh Topi i Artë kthehet në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pasi Karim Benzema fitoi “Topin e Artë” për vitin 2022.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, të hënën mbrëma, Macron tha se ky çmim ka vlerë edhe për Francën, pasi ai po kthehet në këtë vend pas 24 vjetësh, kur e kishte fituar Zinedine Zidane.

”KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Karim Benzema po rikthen një Top të ri të Artë në Francë. Urime për të”, ka shkruar Macron.

 

Në garën e së hënës për Topin e Artë, përveç Benzemas, ishte edhe Robert Lewandowski, Sadio Mane, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah.