Sport

Benzema mbështet Francën

Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema ka dhënë mbështetjen e tij të dielën për skuadrën e Francës, që u kualifikua të shtunën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Benzema është ende pjesë e listës zyrtare të kampiones në fuqi të botës, por ai nuk do të luajë për Francën për shkak të lëndimit.

Megjithatë, Benzema ka mbështetur fuqishëm bashkëlojtarët e tij.

“Ejani djem, edhe dy ndeshje të tjera, pas jush”, ka shkruar Benzema të dielën në rrjetet sociale.