Sulmuesi Karim Benzema e ka përfunduar karrierën e tij ndërkombëtare. Fituesi i “Topit të Artë”, të hënën nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka njoftuar për tërheqjen e tij nga Franca.
Ai nuk luajti në Kupën e Botës “Katari 2022” për shkak të lëndimit, ndonëse ishte ftuar nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, ai u stërvit me Francën por u detyrua të largohet nga Katari për t’u rikuperuar nga lëndimi i muskulit të këmbës.
“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Shkrova historinë time dhe historisë tonë i erdhi fundi”, shkroi sulmuesi i Real Madridit, i cili postoi një fotografi me fanellat e Francës.
Benzema debutoi me Francën në vitin 2007 dhe në total shënoi 37 gola në 97 paraqitje.
Për disa vite, Benzema u la jashtë ekipit të Francës (2016 – 2021) pas një skandali, përpara se të rikthehet vitin e shkuar.
Ai me Francën e ka fituar edicionin 2020/21 të Ligës së Kombeve.