Karim Benzema është në dyshim të madh për Kampionatin Botëror që nis nesër në Katar.
Ylli i Real Madridit pësoi një tjetër lëndim të shtunën në stërvitjen e Francës, raporton L’Equipe.
Fituesi i Topit të Artë sot mori pjesë për herë të parë në stërvitje së bashku me shokët e skuadrës, pasi po rehabilitohej nga një lëndim që pësoi te Real Madridi.
Franca e nis të martën kampanjën e Botërorit kundër Australisë.