Karim Benzema është kthyer në stërvitje me Real Madridin të mërkurën në mëngjes, pas mungesës së gjatë që e kishte shkaku i lëndimit.
Benzema nuk ishte pjesë e Francës për duelet e Ligës së Kombeve.
Por, ai është parë të mërkurën në mëngjes duke stërvitur me pjesën tjetër të grupit.
Benzema pritet të jetë fitues i “Topit të Artë” në muajin tjetër, ndërsa Franca shpreson që ai të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin që zhvillohet në Katar nga 20 nëntori.